Dekreti i 13 tetorit, Meta-deputetëve: Pres që të silleni me përgjegjësi

Në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se është në pritje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të mblidhen për të diskutuar mbi dekretin për 13 tetorin si datë zgjedhjesh. Kreu i Shtetit shtoi se pret nga deputetët që të sillen me përgjegjësi për këtë çështje dhe të ftojnë ministren e Drejtësisë që të publikohet në fletoren zyrtare edhe dekreti me datën e re.