Ceka: Deputetët e ditës së sotme janë pushtuesit e Shqipërisë

Sonte, në çeljen e sezonit të ri të emisionit “Open”, tematika qëndrore është ajo e fatit të presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe dilemës nëse do të ketë apo jo një shkarkim të tij nga detyra.

Politikani dhe diplomati i njohur, Neritan Ceka u shpreh se deputetët e ditës së sotme janë aktualisht pushtuesit e Shqipërisë.

Ceka shpërfilli edhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjan. Sipas tij ky është një njeri i cili nuk ka bërë asgjë, një person që vjen nga hiçi dhe është  turp që ai mban atë pozicion.