Bulqizë/ I riu e paralajmëroi një vit më parë vrasjen e shokut

22-vjeçari Fatjon Keta, i cili disa ditë më parë vrau me thikë shokun e tij në qendër të qytetit të Bulqizës, ka shfaqur problematika edhe më herët. Një vit më parë ai është dërguar nga Bulqiza drejt spitalit Psikiatrik të Shkodrës me ambulancën e spitalit, ku edhe ka shprehur shqetësimet e veta në raport me shokët.

 

Gjatë rrugës, ai është shprehur para personelit mjekësor në ambulancë me fjalët: “Do të më njohë Arlind Pasha se kush jam unë. Do të më njohë ai dhe shokët e tij”.

Pikërisht dy muaj para se të qëllonte për vdekje me thikë shokun e tij Arlind Pasha, ai ka tentuar të godasë me thikë edhe dy persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasoja. 22-vjeçari Fatjon Keta njihej si person problematik, dhe ushtronte dhunë edhe ndaj familjarëve.