Thiago Silva: Falë Zotit Neymar qëndroi te PSG-ja

Thiago Silva është me siguri futbollisti më i lumtur për qëndrimin e Neymarit në Francë. “nëse do të ishte larguar, do të ishte një humbje e madhe për Psg. Por falë Zotit qëndroi dhe njerëzit janë të lumtur”, kështu është shprehur mbrojtësi i Brazilit pas barazimit 2-2 ndaj Kolumbisë në miqësore. Në këtë ndeshje edhe Neymar gjeti rrugën e rrjetës.

 

Qendërmbrojtësi më pas ka sqaruar se përse bashkëkombësi i tij do të bëjë sërish mirë në Francë: “Objektivi ynë është që të fitojmë Champions league. Një futbollist si ai, mund të na japë një dorë të madhe për të realizuar ëndrrën tonë. Nëse fitohet me futbollistë të mëdhenj, ai është një prej tyre”.

Thiago Silva është një nga miqtë e ngushtë të Neymarit te skuadra parisiene, teksa ka qenë i pari që e ka mirëpritur në vitin 2017 dhe tani vijojnë të kenë një lidhje të ngushtë shoqërore. /R.Lika-Koha Jone/