Kritere strikte për armëmbajtjen

Grupi i punës për hartimin e projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ”Për armët”, ka vijuar me intensitet përgatitjet. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda thotë se fokusi i grupit të punës ”Për hartimin e projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ”Për armët”, ka për qëllim përafrimin maksimal të tij me acquis të BE-së dhe për të vendosur kritere strikte në lidhje me armëmbajtjen. ”Gjithashtu vazhduam diskutimet me grupin e punës të Ministrisë së Brendshme ”Për rishikimin e Strategjisë se Sigurisë Kombëtare (SSK)”, duke marrë në konsideratë sfidat e reja në këtë fushë: si krimi kibernetik, terrorizmi, menaxhimi i integruar i kufirit…etj”.