Berisha: Raporti i OSBE/ODHIR, goditje nukleare për narkoshtetin!

Nga Sali Berisha –

Një nekrologji ndërkombëtare për shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri. Autopsi e vërtetë e regjimit të kakistokracisë!

Raporti përfundimtar i Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODHIR për farsën moniste të 30 qershorit, vetëkuptohet i përqëndruar parësisht në procesin e farsës moniste elektorale, bën një radiografi të greminës në të cilën ka rrokullisur Shqipërinë Edvin Kristaq Mafia.

Që në fillim dua të them se nuk kishte asnjë dyshim se kjo farsë moniste ishte antikushtetuese, antidemokratike dhe binte në kundërshtim flagrant me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, parimet e saj për zgjedhjet demokratike.

Pikërisht këto arsye detyruan Këshillin e Evropës, në një akt të paprecedentë në historinë e tij, të anullojë misionin e vëzhgimit të kësaj farse moniste, e para e këtij lloji në Evropë pas rënies së perdes së hekurt.

Përveç këtyre, pavarësisht se Misioni i OSBE/ODHIR për arsye politike preferoi të mos bojkotojë vëzhgimin e farsës moniste të Edvin Mafisë, e vërteta është se edhe ky Mision, në mbrojtje të parimeve dhe standarteve ndërkombëtare të zgjedhjeve në vendet e lira, rrëzoi në mënyrë përfundimtare këtë farsë, që në raportin e tij paraprak të publikuar në fillim të korrikut që kaloi.

Në këtë raport ai deklaroi se kjo farsë moniste “përfilli pak” interesin e zgjedhësve, pra vetëkuptohet, ajo u zhvillua për interesin e kryekreut të Meduzës dhe karriges së tij, madje misioni “de facto” e shpalli farsën zgjedhore si antikushtetuese, pra zhvillim jolegjitim apo si një grusht shteti, pasi deklaroi se dekreti i anulimit të farsës moniste nga Presidenti mund të rrëzohej vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe jo nga KQZ e shndërruar në Gjykatë Kushtetuese nga Edvin Mafia, duke pohuar kështu se ai dekret ishte në fuqi dhe sipas ligjit, farsa moniste nuk mund të zhvillohej më datë 30 qershor.

Dua të shtoj këtu se në takimin para largimit nga Tirana, të znj. Glover me trupin diplomatik, dështuan totalisht përpjekjet e ndonjë diplomati për t’i shkëputur në atë takim asaj, për llogari të qeverisë së Edvin Mafisë, qoftë dhe një grimcë vlerësim të vetëm të përgjithshëm pozitiv për procesin, sa për të cilësuar farsën “sadopak“ legjitime apo “deri diku” të pranueshme.

Por tani le të kthehemi ne tek raporti përfundimtar i Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ ODHIR për farsën moniste të 30 qershorit.

Pa asnjë diskutim ky është raporti më negativ, më damkosës i publikuar ndonjëherë nga ky institucion për zgjedhjet në një vend të hapësirës së OSBE.
Por ky raport nuk është vetëm nekrologjia e një farse të turpshme moniste të 30 qershorit, por shumë më tepër se kaq. Është një goditje nukleare për narkoshtetin e Edvin Mafisë, kakistokracinë e tij.

Raporti është nekrologjia e shtetit ligjor në Shqipëri dhe njëherazi, autopsia e narkoshtetit, shtetit zuzar, antidemokratik të Edvin Mafisë, narko institucioneve të tij, që kanë zëvendësuar shtetin ligjor dhe institucionet e tij demokratike.

Në këtë kontekst, ndonëse është tmerrësisht e hidhur, dua të pranoj se kjo është një meritë historike e këtij Misioni.

Ky është raporti i parë ndërkombëtar që nxjerr në dritën e diellit me të gjithë shëmtinë e tij, fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të parë në Evropë, atë fytyrë që makineria e propagandës qeveritare, por mjerisht rëndom edhe raporte të huaja publike, e kanë fshehur, lustruar, injoruar.Raporti fakton se i gjithe ky proces shkaterrimtar eshte ndermarre me qellime politike dhe personalisht nga vet kreu i meduzes Edvin Mafia, te cilin nuk nguron ta permned direkt per ta turperuar sipas motos ‘name and shame’ – ‘permend dhe turperoje’.

Midis të gjitha proceseve të një shoqërie të lirë, në procesin zgjedhor ka një ndërveprim më të gjërë e më intensiv se sa në çdo proces tjetër, të Kushtetutës, Kodit Elektoral, kodeve dhe ligjeve te tjera si dhe të të gjitha pushteteve, institucioneve, faktorëve shoqërorë dhe politikë të një vendi.

Shteti ligjor e ka gjenezën në votën e lirë, por edhe procesi zgjedhor është edhe prova, testi më themelor i funksionimit të tij.
Raporti perfundimtar i Misionit te vezhguesve te OSBE/ODHIR deshmon paragraf pas paragrafi se ne Shqiperi shteti ligjor, ligjet, kushtetuta, institucionet qe te gjitha pa perjashtim jane te rrenuara nga kapja e tmerrshme e narkoshtetit dhe krye kreut te meduzes Edvin Krista Mafia.

Ky raport ne mbi 97% te paragrafeve te tij denoncon pa ekuivok dhunimin flagrant ne çdo hap te farses moniste, te kushtetutes dhe ligjeve te vendit, rrenimin e plote te sigurise juridike si arkitrau i shtetit ligjor dhe funksionimit te tij.

Raporti fakton se i gjithe ky proces shkaterrimtar eshte ndermarre me qellime politike dhe personalisht nga vet kreu i meduzes Edvin Mafia, te cilin nuk nguron ta permned direkt per ta turperuar sipas motos ‘name and shame’ – ‘permend dhe turperoje’.

Perveç goditjes se krye kreut, raporti godet fatalisht me fakte konkrete institucionet e narkoshtetit dhe narkozyrtaret horra te tij, si narko qeveritaret, narkoanetaret e KQZ, te cilet me urdher partiak marrin persiper çdo rol dhe funksion nga gjykates kushtetues, ne genjeshtar te neveritshem ordiner, ne shkeles te ligjit dhe kriminele elektoral.

Raporti denoncon gjithashtu se ne narkoshtetin e Shqiperise, njelloj si ne çdo diktature, narkogjykatesit me vendimet e tyre absurde ne sallen e gjyqit, shkruajne ligje pra kryejne krime elektorale me urdher politik dhe se ata ndodhen nen satren e Vetingut te kontrolluar fund e krye nga kryekreu e meduzes.

Po keshtu ai denoncon shkeljen masive te ligjit nga narko prokuroret dhe narko policet bandite e kriminele, te cilet qendrojne jo per hetimin por per fshehjen e krimit elektoral.

Raporti denoncon narkokomisioneret, per te cilet ligj eshte vullneti i partise, narkoklientelen ne te cilen ne dhunim flagrant te ligjeve nje person eshte shperblyer me kater liçenca kombetare mediatike. Ai gjithashtu denoncon dhunimin masiv te ligjeve te vendit nga mijra e mijra punonjes te administrates se narkoshtetit, te cilet detyrohen te marrin pjese ne mitingjet e kryekreut te meduzes apo dhe te votojne haptas per te ruajtur vendin e tyre punes.

Te gjitha keto zhvillime ne narkoshtetin e vetem ne Europe ndodhin para syve te shqiptareve dhe botes ne kushtet kur procesi zgjedhor monist i 30 qershorit ishte tashme ekskluzivisht vetem e vetem ne duart e fallangave te tij dhe pa ndikimin e askujt tjeter.

Perveç ketyre, ky raporti perdundimtar i Misionit te Vezhguesve te OSBE/ODHIR eshte nekrologjia e shtetit ligjor dhe autopsia e narkoshtetit te Edvin Kristaq Mafise pasi ne nje seri paragrafesh dhe ne menyre te perseritur e precize deshmon dhe denoncon se shteti zuzar shqiptar ka dhunuar ne menyre flagrante, duke filluar direkt personalisht nga krye kreu i meduzes Edvin Mafia dhe mafiozet e tij te tjere me radhe, nene kryesore te te gjitha konventave nderkombetare qe Shqiperia ka firmosur dhe qe lidhen me parimet e shtetit ligjor dhe zgjedhjeve te drejta, lirite themelore te qytetareve duke filluar nga Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut e OKB, Karta e Kopenhagenit per Zgjedhjet e Lira, Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut, Dokumentat e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Kodit te Venecias per zgjedhjet e lira, Konventes Europiane per te Drejtat e Minoriteteve, Konventes Nderkombetare per Personat me Aftesi te Kufizuar.

Si perfundim, mund te thuhet se Raporti i Misionit te vezhgueseve te OSBE/ODHIR eshte dokumenti i pare madhor nderkombetar qe bene radiografine e narkoshtetit te pare ne historine e Europes qe ndertoi ne Shqiperi ne bashkepunim me krimin dhe mafien e droges nje monster skiziode me emrin Edvin Mafia.

Opozita ka meriten e veçante se ajo me guxim e vendosmeri paralajmeroi dhe denoncoi me kohe zevendesimin e shtetit ligjor me narkoshtetin e mafies se droges dhe krimit si dhe papajtueshmerine absolute te Edvin Mafise me voten e lire.

Ajo prej kohesh eshte ne nje beteje pa kthim me rregjimin e e kakstokracise, permbysja me te gjtha mjetet e mosbindjes civile eshte vendimtare per fatin e shqiptareve dhe te Shqiperise!