Wanda: PSG zgjedhja më e keqe, e bëra për Icardin

Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka folur për kalimin e partnerit të saj në Francë, duke nënvizuar se si menaxhere e sulmuesit argjentinasja thënë se mori këtë vendim vetëm për të, pasi nuk ishte destinacioni që kishte vendosur për të ardhmen e tij.

 

“Mes opsioneve që kishim, PSG ishte më i keqi për mua sepse duhet të shkoj lart e poshtë, bashkë me djemtë, pasi ata duhet të jenë në shkollë në Itali. Kishte shumë skuadra të rëndësishme italiane që e donin, dhe për mua do kishin qenë më të përshtatshme, por në fund mendova për Mauron.

Foto e Maxi Lopez me Neymar?  Ata postuan një foto të dy së bashku, në të njëjtën ditë që Mauro u bashkua me ekipin. Është një foto e vjetër në fakt, jo aktuale. Dua të mendoj se është një koincidencë, sepse të gjithë lojtarët dinë gjithçka.

Nuk mendoj se mund të menaxhoj edhe lojtarë të tjerë. Vetëm fakti që menaxhoj Mauron, kërkon shumë përkushtim. Edhe lojtarë të tjerë më janë ofruar, bashkëshortë të mikeshave të mia. Ata që më njohin mua, e dinë që unë e bëj pa interes këtë gjë, por vetëm nga dashuria që kam për Mauron”, deklaroi Wanda Nara.