Skandal me Facebook, publikohen 400 milionë numra telefoni

A smartphone user shows the Facebook application on his phone in the central Bosnian town of Zenica, in this photo illustration, May 2, 2013. Facebook Inc's mobile advertising revenue growth gained momentum in the first three months of the year as the social network sold more ads to users on smartphones and tablets, partially offsetting higher spending which weighed on profits. REUTERS/Dado Ruvic (BOSNIA AND HERZEGOVINA - Tags: SOCIETY SCIENCE TECHNOLOGY BUSINESS) - RTXZ81J

Facebook është përfshirë në një skandal tjetër në lidhje me të dhënat privatë të përdoruesve të tij. Këtë radhë kompania ka pësuar ‘rrjedhje’  të 400 milionë numrave telefoni të përdoruesve të platformës më të madhe sociale.

Të dhënat janë përhapur në një server online dhe përbëhen nga 133 milionë llogari të përdoruesve në SHBA, 50 milionë në Vietnam dhe 18 milionë në Britaninë e Madhe.

Sipas personit që zbuloi database-n, tek të dhënat përfshihen edhe numrat e një numri të madh personazhesh të njohura.

“Facebook” e konfirmon këtë raportim, por deklaron se numri është më pak se gjysma për shkak se disa njerëz kanë më shumë se një adresë profili.

Ky skandal vjen pas atij të vitit 2018 ku një kompani konsultimi, “Cambridge Analytica” kishte përftuar të dhënat e 87 milionë përdoruesve në kundërshtim me marrëveshjen e vitit 2011 që parashikon se rrjeti social duhet të njoftojë përdoruesit kur të dhënat e tyre janë shpërndarë me palë  të treta.