Karapetyan akuzon Bonuccin: Ajo që bërë ishte e turpshme!

“Kam shumë respekt për atë çfarë ke arritur në karrierën tënde futbollistike, por ajo që bëre ishte e turpshme”. Aleksandre Karapetyan, futbollisti i përfaqësues armene ka akuzuar drejtpërdrejtë kapitenin e Italisë, Leonardo Bonucci me një postim në një nga story-it e publikuar në profilin e tij në Instagram ku ka etiketuar edhe vetë Bonuccin.

 

Autori i golit të vetëm të Armenisë në sfidën ndaj përfaqësueses së kaltër, akuzon Bonuccin për kartonin e dytë të verdhë që mori në fundin e pjesës së parë që solli edhe përjashtimin e tij nga loja me të kuq.

Largimi me të kuq i Karapetyan, penalizoi shumë Armeninë që pësoi dy gola të tjerë në pjesën e dytë dhe u mposht me shifrat 1-3 nga skuadra e Mancinit.

Image