“30 qershori”, Vasili: OSBE vulosi shkatërrimin e shtetit nga rilindja antishtet

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar gjatë ditës së sotme lidhur me raportin e OSBE/ODIHR-it, duke u shprehur se ai konfirmoi edhe një herë se më 30 qershor nuk kishte zgjedhje.

Reagimi i Petrit Vasilit

OSBE vulosi shkaterrimin e shtetit nga rilindja antishtet.

Shkaterrimi i shtetit ne cdo nivel te tij eshte fakt.

Raporti i OSBE per votimet moniste te 30 qershorit eshte autopsia e kufomes shtet,qe krijoi Edi Rama dhe rilindja antishtet.

Te gjitha pushtetet ne Shqiperi jane pushtuar nga kapja,degradimi dhe korruptimi i tyre prej rilindjes antishtet.

ZGJEDHJE E 30 QERSHORIT,TE PALIGJSHME,
ANTIKUSHTETUESE NE KUNDERSHTIM ME DEKRETIN E PRESIDENTIT,QE KANE FUQINE E LIGJIT.

OSBE-ODIHR i vuri vulen qe eshte vetem Gjykata Kushtetuese qe mund te shqyrtoje dekretet e presidentit.
Dekretet jane ne fuqi.

30 qershori i paligjshem,zero dhe inekzistent.Data e vetme e ligjshme eshte 13 tetori 2019.

ADMINISTRIMI I SHKATERRUAR I ZGJEDHJEVE:

Ka rene administrimi i zgjedhjeve pasi per here te pare autore e shkaterrimit eshte KQZ-ja qe asnje here me pare nuk ka qene demtuese e zgjedhjeve perkundrazi.

PUSHTETI GJYQESOR I KAPUR DHE I RËNË:

Ka rene pushteti gjyqesor me prokurori e gjykata dhe ato jane kthyer ne zgjatime te neveritshme dhe te telekomanduara te rilindjes antishtet qe cimentojne pandeshkueshmerine,
duke mos ndeshkuar krimin zgjedhor.

PUSHTETI EKZEKUTIV:

Qeveria eshte kthyer thjesht ne nje sekt, zgjatim te krimit, qe vjedh kercenon dhe shantazhon te gjithe qytetaret nepunesit ,bisneset ne funksion te gjallimit te saj si antishtet.Kercenon edhe me vendin e punes deri edhe me ndihmen sociale.

PUSHTETI I KATERT DHE MEDIA E KAPUR:

Media shqiptare si pushtet i katert eshte nen terrorin antishtet te Edi Rames dhe rilindjes duke u deformuar ne menyre te mjerueshme dhe duke u shnderruar ne nje instrument dezinformues,klientelist e te pavlere.

Raporti i OSBE -ODIHR per votimet e 30 qershorit eshte nje deshmi objektive,ligjore dhe e paanshme e votimeve me te turpshme,antiligjore te te gjithe pluralizmit shqiptar.

Perdorimi dhe kapja e Vetingut nga rilindja si mjet shantazhi per te kontrolluar gjyqesorin vuloset ne raportin e OSBE-ODIHR.

Lexoni se cfare shkruan qarte, e zeza ne te bardhe OSBE -ODIHR per votimet e 30 qershorit:

-U SHKATËRRUA BESIMI I E PUBLIKUT TEK LEGJITIMITETI I ZGJEDHJEVE

-ADMINISTRATA E NJËANSHME ZGJEDHORE MINOI BESIMIN E PUBLIKUT TEK PROCESI ZGJEDHOR

-ZGJEDHJET LOKALE TË 30 QERSHORIT U MBAJTËN PA E MARRË NË KONSIDERATË INTERESIN E ELEKTORATIT

-VOTUESVE SHQIPTARE IU MOHUA MUNDËSIA TË ZGJIDHNIN NË 30 QERSHOR MES ALTERNATIVAVE

-PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS PUBLIKE U VENDOSËN NËN PRESION POLITIK

-VOTIMET E 30 QERSHORIT NË KLIMËN E PASIGURIsE JURIDIKE

-ZGJEDHJET U MBAJTËN NËN NJË TERREN TË KRIZËS POLITIKE DHE INSTITUCIONALE

-GJYKATA KUSHTETUESE, ORGANI I VETËM QE VENDOS MBI KUSHTETUTSHMËRINË E DEKRETEVE PRESIDENCIALE

-NË LISTAT E ZGJEDHËSVE U KONSTATUAN NËNSHKRIME DUKSHËM IDENTIKE, QË JANË PROVË E VOTIMIT NGA TË TJERË

-KQZ INTERPRETOI LIGJIN NË MËNYRË TË PAQËNDRUESHME DHE NË NJË MËNYRË TEPËR TË ZGJERUAR, DUKE CËNUAR SIGURINË JURIDIKE

-MOSPRANIMI NGA KQZ I KOMISIONERËVE TË OPOZITËS I PALIGJSHËM DHE E LA ADMINISTRATËN ZGJEDHORE POLITIKISHT TË PABALANCUAR

-KQZ VONOI PUBLIKIMIN E VENDIMEVE DUKE CËNUAR TRANSPARENCËN

-KQZ-JA E REGJISTROI PARTINË BINDJA DEMOKRATIKE DHE KANDIDATËT E SAJ NË MËNYRË TË PALIGJSHME

-MUNGESË E PAANSHMËRISË SË KQZ-SË

-GJYQTARËT E KOLEGJIT ZGJEDHOR TË NDIKUAR NË PAVARËSINË E TYRË PËR SHKAK TË VETTINGUT

-PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE NDËRMARRJEVE SHTETËRORE ISHIN NËN PRESION TË DREJTPËRDREJTË

-QYTETARËT U KËRCËNUAN ME LARGIM NGA PUNA APO HEQJEN NGA NDIHMA SOCIALE

-MOSVEPRIMIN E ORGANIT TË PROKURORISË PËR NDËSHKIMIN E KRIMEVE ZGJEDHORE

-PROKURORIA ASNJË PROCEDIM PËR KRIMET ZGJEDHORE

-MUNGESA E HETIMEVE PENALE KONSOLIDON PANDËSHKUESHMËRISË MBI KRIMET ELEKTORALE TË KALUARA