SHBA përkujton Shën Nënë Terezën

Në 3-vjetorin e shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, Ambasada Amerikane në Tiranë ka përkujuar një foto e cila daton 44 vite më parë, ku Nënë Tereza i shprehte mirënjohjen presidentit amerikan të asaj kohe Ronald Reagan gjatë dekorimit me Medaljen e Lirisë. “Foto e Ditës| 21 qershor, 1985. E shoqëruar nga Zonja Reagan, Nënë Tereza i shpreh mirënjohjen Presidentit Ronald Reagan gjatë ceremonisë ku ajo u dekorua me Medaljen e Lirisë”, shkruan ambasada amerikane krah fotos.