Përtonin të ecnin? Gratë filmohen duke lëvizur me një skuter në qytet

Dy gra janë filmuar duke lëvizur në qytetin e Darlingtonit me një skuter të vogël. Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit tregojnë një grua në sedilje dhe një tjetër që qëndron më poshtë, në bazën e mjetit.

Skuteri duket se lëviz normalisht, pavarësisht mbipeshës. Thuhet se ato përtonin të ecnin nëpër qytet, prandaj morën mjetin.

Andreë Hunter po shkonte në punë kur gratë i tërhoqën vëmendjen, prandaj i filmoi.

“E regjistrova dy herë sepse nuk e besoja atë që po shikoja. Mendova se ishte dicka e pazakontë dhe tepër qesharake”, tha ai.

Shumë persona komentuan duke thënë se gratë janë dembele dhe nuk mund të besonin se si qëndronin në një skuter.

Lloji i skuterit me të cilin po lëviznin përdoret zakonisht nga të moshuarit ose personat me aftësi ndryshe.