Italia e Mancinit është perfekte, triumfon me përmbysje në Armeni (VIDEO)

Italia vijon rrugëtimin perfekt në eliminatoret e “Euro 2020”, duke marrë fitoren e 5-të në po kaq ndeshjes. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini, triumfoi me përmbysje 3-1 ndaj Armenisë në duelin e zhvilluar në Yerevan.

 

Ndeshja nisi në malore për të kaltrit, që e panë veten në disavantazh që nga minuta e 11-të.  Barella humbet një top në mesfushë duke i dhënë mundësinë vendasve që të kapin në befasi mbrojtjen “axurre”, teksa Aleksandr Karapetyan goditi mjaft mirë në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës.

Reagimi i Italisë nuk do të vononte. Në minutën e 28-të, Emerson Palmeri bën një veprim të bukur në krahun e majtë dhe më pas kroson në zonë, atje ku Belotti, e ka të thjeshtë për ta shtyrë në fundin e rrjetës. Më pas në fundin e pjesës së parë, golashënuesi për vendasit, Karapetyan, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën e tij me një futbollist më pak në fushë.

Në fraksionin e dytë, skuadra e Mancinit shfrytëzoi më së miri avantazhin numerik, duke shënuar golin e avantazhit Lorenzo Pellegrinin në minutën e 77-të, me një goditje me kokë. 3 minuta më pas Belotti shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje, me një kthesë të bukur në hyrje të zonës. Pas këtij triumfi Italia ka hipotekuar kualifikimin për në “Euro 2020”. /R.Lika-Koha Jone/