Berisha: Si po i mbron gjeneral Hashashi, plantacionet e atij që vodhi votat për PS në Lezhë

Një denoncim i fortë për implikimin të Policisë në plantacionet e kanabisit në Lezhë, nën mbrojtjen e zyrtarëve të lartë socialistë, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, është publikuar në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për këtë denoncim për pazaret politike dhe të lidhura me drogën në Lezhë, Berisha është shprehur. “Plantacione të mëdha droge të ilakave të gjeneral Hashashit mbrohen nga narkopolicia e tij! Narko inspektorët e Policisë iu dërgojnë picat punëtorëve të plantacioneve të kanabisit.”

Denoncimi:

I nderuar z. Berisha. Jam oficer Policie në komisariatin e Lezhës dhe po ju informojmë për disa plantacione droge në fshatin Troshan të njësisë administrative Dimnisht, bashkia Lezhë, trafikantit të drogës, i quajtur Vincenc Zef Tuku, të cilat mbrohen nga shteti.

Ky person prej 6 vitesh të qeverisë së Rilindësve, ka vjedhur dhe ka blerë votat e qytetarëve të kësaj zone dhe në veçanti të zonës së Zadrimës, bastion i Partisë Demokratike.

Personi në fjalë, Vincenci, me pseudonimin “Vini”, është kunati i vajzës së Arben Ndokës, pra vëllai i Vincencit, Joni, ka marrë vajzën e Arben Ndokës.

Ky person, pas blerjes dhe vjedhjes së votave në vitin 2017, shpërblehet nga Arben Ndoka duke u emëruar në një post kyç për qytetin e Lezhës, atë të Drejtorit të OSHEE. Pas 6 muajsh, ky person shkarkohet si analfabet, pa arsim.

Në këto momente që po ju informoj në malin e Troshanit, në vendin e quajtur Hani i Lekës dhe në vendin ku ndodhet Kryqi i Kishës së vjetër, në mes të këtyre vendeve, ndodhet edhe burimi i ujit.

Ky person ka plantacione të mëdha të mbjella me lëndë narkotike të llojit hashash.

Ky person dhe plantacionet e tij, mbrohen nga policia e Sandër Lleshajt dhe ish-deputetit që sot është kryetar i paligjshëm i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Tre inspektorët e Policisë së zonës, njëri me emrin Gentian Deda, tjetri me mbiemrin Zeneli dhe inspektori tjetër me mbiemër Brunga, u shërbejnë punëtorëve që punojnë në këto parcela të mbjella, duke u çuar edhe pica për të ngrënë.

Për këto parcela të mbjella me drogë, janë në dijeni drejtori i Policisë Vendore të Lezhës, Alfred Mara dhe Shefi i Komisariatit Agron Kurti dhe ky i fundit është edhe kumbara i Arben Ndokës, të cilët me se duket kane hisen e tyre në këto plantacione.

Dijeni, informacion të plotë ka edhe vet ministri Lleshi me të cilin pretendon se ka direkt një lidhje ndaj dhe porosia është të mos i preken plantacionet.

Vini në zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit, me urdhër të Pjerinit, ka aderuar për partinë e Idajet Beqiri dhe në marrëveshje me PS, ka marrë 9 anëtarë për Këshillin Bashkiak, ku vetë ky analfabet është në krye të listës të pasuar nga nipërit e Arben Ndokës.’