Zgjedhjet, Haradinaj-diasporës: Kemi nevojë për ju

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është drejtuar me një mesazh diasporës. Ai tha se dikur ka qenë vet emigrant, por u kthye në kohët më të vështira për vendin. Haradinaj tha se diaspora i është gjetur Kosovës dhe e ka ndihmuar vendin me çdo mjet, ndërsa kërkoi mbështetje edhe në zgjedhjet e radhës së 6 tetorit. “Diasporë e çmuar dikur kam qenë me ju prej atje kam ardhur në atdhe bashkë me shumë prej juve. Sot shumë prej atyre që erdhëm bashkë janë dëshmorë. Ju e ndihmuat luftën, lirinë, Kosovën me çdo mjet. Sot Kosova 100% shtet ka nevojë për ju”, tha Haradinaj. /KosovaPress/