Panik në hotelin ku po qëndron Gjermania, bie alarmi …

Momente paniku për kombëtaren e Gjermanisë, vetëm dy ditë para super sfidës ndaj Holandës që do të luhet në Hamburg. Pancerat po qëndrojnë në hotelin luksoz me 5 yje “The Fontenay”, më i shtrenjti në Hamburg.

 

Një vend perfekt për t’u çlodhur, vetëm 10 minuta larg nga qendra stërvitore, por jo gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte. Të mërkurën pasdite në ambientet e hotelit ka rënë alarmi i zjarrit. Të gjithë klientët e hotelit përfshirë edhe grupin e plotë të futbollistëve e drejtuesve të ekipit të Gjermanisë duhet të linin dhomat e tyre.

Për fat të mirë mediat gjermane raportojnë se bëhej fjalë për një alarm të rremë. /R.Lika-Koha Jone/