E pabesueshme: Edi Rama akuzohet, ndërsa Presidenti Meta hetohet!

RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

-Të gjitha skandalet qeveritare si tenderimet, koncensionet, lidhja me krimin për mbjelljen e kanabisit, bashkëpunimi po me bandat për vjedhjen e votave, shkatërrimi i ekonomisë, tenderi skandaloz për 40 milionë euro të Unaza e Re, etj do të mjaftonin jo një komision hetimor për qeverinë, por arrestime. Ndërkohë merren me Presidentin për dekretin e anullimit të 30 qershorit. Kjo është një maskaradë, por edhe lojë për të larguar vëmëndjen nga qeveria.

Partia Socialiste e ka nisur sesionin e ri parlamentar me mbledhjen e komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit. Kriza politike në vend dhe keqqeverisja e Edi Ramës kanë qindra probleme të tjera më serioze, por socialistët shohin si më urgjente vijimin e betejës me kreun e shtetit. Ndaj dje socialistët dhe deputetët e rinj të “opozitës” vendosën të miratojnë me çdo kusht planin e punës së këtij komisioni. Ky komision që në nisje të tij, dy muaj më parë, është i paligjshëm. Është antiligjor sepse deputetët hetojnë kreun e shtetit për dekretin e anulimit të 30 qershorit, një çështje që mund t’a vlerësojë vetëm Gjykata Kushtetuese. Për sa kohë që dekreti i presidentit nuk vlerësohet nga kjo gjykatë, çdo gjë që thonë apo bëjnë përfaqësuesit e mazhorancës është qëndrim politik, por jo zbatim i ligjit. Gjykata Kushtetuese nuk është ngritur dhe ende nuk dihet se kur do të jetë në funksion të plotë. Për pasojë, hetimi i kreut të shtetit nga ana e deputetëve është një nga gjestet me idiote dhe dashakeqe ndaj shtetit të së drejtës. Deputetët nuk mund të marrin rolin e gjykatës dhe të interpretojnë Kushtetutën, për mënyrën sesi e ka zbatuar kushtetutën kreu i shtetit. Është gjykata që vendos nëse anulimi i 30 qershorit është i ligjshëm dhe po kjo gjykatë që vendos nëse votimi i PS për shkarkimin e kreut të shtetit është i ligjshëm. Në mungesë të këtij institucioni, Ulsi Manja dhe gjithë deputetë e tjerë vetëm mblidhen për të marrë dietat e komisioneve të Kuvendit, por nuk mund të japin asnjë qëndrim ligjor. Mbledhja e këtij komisioni është jo normale edhe për një arsye tjetër. Brenda PS u munduan të frenojnë këtë çmenduri duke thirrur për mendim ligjor Komisionin e Venecias, një institucion ndërkombëtar. Ky komision ende nuk ka folur nëse kjo që po bën PS është e ligjshme dhe nëse mund të niset një procedurë shkarkimi në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Pa pritur ende këtë përgjigje PS-ja po vijon me hetimin duke mos pyetur as për ligjet dhe as për ndërkombëtarët. Kjo është një tjetër shenjë treguese se Edi Rama ndodhet në hall të madh dhe kërkon me çdo kusht të heq vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

Në kulmin e krizës dhe kur gjithë përgjegjësitë ligjore, morale dhe politike bien mbi qeverinë, Edi Rama ka menduar se zhurma për shkarkimin e kreut të shtetit mund të largojë pak vëmendjen. Por në këtë fazë kur kanë rënë gjithë institucionet, sulmi ndaj presidentit nuk është më një lojë politikë, por shkatërrim i gjithë strukturës së shtetit. Nisja e hetimit parlamentar ndaj Presidentit sepse kërkoi ndalimin e një maskarade, siç ishte 30 qershori, është një tallje e madhe e Ramës dhe PS-së me shqiptarët. Nëse ka një njeri që duhet të ishte hetuar për shkelje ligjore dhe për shumë më tepër se kaq ai është kryeministri. Por në vend që Parlamenti, si institucion kontrollues që ka detyrë të verifikojnë qeverinë, të merret me kryeministrin, tashmë deputetët janë vënë në radhë për të sulmuar Presidentin. Shkeljet e kryeministrit dhe akuzat ndaj tij nuk janë të pakta. Në 6 vite ndaj tij dhe ministrave duhet të ishin bërë me dhjetëra komisione hetimore. Në këto vite qytetarët kanë parë shkeljet më të rënda ligjore të një kryetari qeverie. Kanë parë sesi Shqipëria u kthye në një plantacion hashashi, ku droga mbillej me lejen dhe bekimin e qeverisë dhe sigurisht kryeministrit. Por askush nuk hetoi përfshirjen e qeverisë në këtë skemë, duke u mjaftuar vetëm me qëndrimet e Ramës që thoshe se droga është vetëm në mendjen e opozitës. Shqiptarët kanë parë sesi koncesionet me miliarda lekë u kthyen në formën më të re të korrupsionit qeveritar. Çdo qindarkë që paguhet për taksat nuk përdoret nga qeveria për investime, por i jepet privatit për të bërë të njëjtën punë që e ka detyrim shteti, por me një çmim shumëfish më të lartë. Zyrtarisht këto quhen koncesione, por realisht janë vjedhje të firmosura nga vet kreu i qeverisë. E megjithatë, nuk ka asnjë hetim ndaj kreut të qeverisë që e ka miratuar dhe e mbron përditë këtë skemë korruptive. Gjithashtu shqiptarët kanë parë sesi një kryeministër, në fushatë elektorale shkel ligjin dhe fton policinë të ruajë votat e PS. Për këtë gjë as hetohet dhe as dënohet, por prokuroria i kërkon edhe falje. Së fundi, shqiptarët kanë parë sesi votat janë vjedhur rregullisht nga PS gjatë zgjedhjeve të fundit. Kanë dëgjuar dhe shikuar sesi përfaqësues të krimit flasin me Edi Ramën dhe sesi qeveria ka aleatë krimin e organizuar në fushatat elektorale. Vetëm çereku i këtyre skandaleve në çdo vend të botës do sillte rrëzimin e qeverisë dhe hetimin e kreut të saj. Por në Shqipëri, kryeministri vazhdon të qeverisë, ndërsa qeveria kërkon të shkarkojë dhe të vetmin institucion që i ka mbetur kundër, Presidentin e Republikës.

Mili Xhani