Durrës, nis aksioni i largimit të kioskave pranë shkollave

Ndonëse viti i ri shkollor nis pas dy javësh, Bashkia e Durrësit po merr masat paraprake, duke nisur me aksionin e largimit të të gjitha kioskave pranë të gjitha institucioneve arsimore. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako thotë se policia bashkiake në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit bëri evidentimin, verifikimin e dokumentacioneve dhe njoftimet për largimin e të gjitha kioskave në të gjitha shkollat e qytetit. Sako deklaron se sipas procedurave ligjore do të organizohet një aksion për lirimin e këtyre hapësirave publike.