Tërbohet Neymar, zbulohen prapaskenat e mos transferimit tek Barça

I trishtuar, i acaruar, i frstruar, kjo është gjendja e Neymar pas mungesës së transferimit tek Barcelona. Sipas disa burime pranë lojtarit, sulmuesi brazilian nuk e ka pritur aspak mirë murin e vendos nga PSG. Kërkesa e tyre ishte jashtë logjike, duke e bërë të pamundur rikthimin e tij në “Camp Nou”: PSG kërkoi në këmbim 150 milion euro kesh, huazimin e Dembele dhe kartonin e Rakitic dhe Todibo, një kërkesë e cila bëri që Barcelona të tërhiqej.

Për Neymar tashmë PSG përfaqëson një burg luksoz, pasi braziliani e shprehu publikisht dëshirën e tij për tu larguar nga kryeqyteti francez.

Fakt është se Neymar nuk arriti në asnjë moment të përshtatej si duhet me PSG, pas dy vitesh kërkoi me insistim largim. Ish sulmuesi i Barcelonës ishte i gatshëm të bënte një sakrificë të madhe ekonomike në aspektin personal në mënyrë që t’ia lehtësonte gjërat klubit blaugrana por as kjo nuk mjaftoi. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”: O’Ney nuk arrin ta pranoj këtë përfundim dhe është i gatshëm ti vë “flakën” dhomave të zhveshjes ku Neymar nuk gëzon respektin e shokëve dhe as ai nuk dëshiron të jetë pjesë. Divorci me klubin parisien është i pashmangshëm, vetëm sa është shtyrë në kohë, pasi si Neymar ashtu edhe Barcelona do të provojnë sërish vitin e ardhshëm të bashkohen.