Refuzoi kombëtaren, ish-lojtari turk sulmon ashpër Shaqirin

Dëshira për të qënë sa më afër Jurgen Klopp, e detyroi Xherdan Shaqirin për refuzuar ftesën në kombëtare për kualifikueset e ardhshme të Euro 2020 kundër Republikës së Irlandës dhe Gjibraltarit.

Sipas “The Sun” Shaqiri e refuzoi ofertën për të qënë në dispozicion të Klopp, prej të cilit pritet të marrë minuta në ndeshjet e ardhshme me Liverpoolin. Por, ky refuzim nuk është pëlqyer aspak nga tifozët e kombëtares së Zvicrës.

Është ish-futbollisti i Helvetëve, Kubilay Turkyilmaz ai i cili e ka akuzuar Shaqirin se po bën “driblime” të këqija dhe se ndaj tij duhet të merren masa.

Ajo që po ndodh me Xherdan Shaqirin është një gjë e keqe. Për atë do të ishte më mirë të luante me ekipin kombëtar se sa të ulej në stolin e madhështisë së Liverpool. “-u shpreh Turkyilmaz

Jurgen Klopp shpenzoi 13 milionë paund për të nënshkruar me sulmuesin verën e kaluar. Fillimisht, u duk se lojtari me origjinë shqiptare i kombëtares së Zvicrës e gjeti veten, por tashmë trajneri Klopp nuk e dashuron më atë.