Komisioni për Metën, Paloka: Rama ka vendosur të zhytet edhe më thellë në cmendurinë e tij

Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

“Vazhdimi i lojës me të ashtuquajturin “komision hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës” tregon qartazi se Rama ka vendosur të zhytet edhe më thellë në cmendurinë e tij antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike.” shkruan Paloka, ndërsa sjell në vëmendje emërimin e Valdrin Pjetrit apo Agim Kajmakur për procesin e 30 qershorit.

“Ai që emëroi Valdrin Pjetrin dhe që vazhdon të mbroje Kajmakun , kërcënon me shkarkim Presidentin e Republikës vetëm sepse në zbatim të detyrave të tij kushtetuese mori vendime që prishën planet e Ramës për të futur vendin në gjakderdhje.” vijon më tej Paloka.

Në postimin e tij, nënkryetari i demokratëve thekson se Shqipërisë tanimë i është prerë rruga për hapjen e negociatave prej një qeverie të lidhur me krimin e që shkeljen e ligjit e të Kushtetutës e ka kthyer në rutinë.
“Shqipërisë tanimë i është prerë rruga për hapjen e negociatave prej një qeverie të lidhur me krimin e që shkeljen e ligjit e të Kushtetutës e ka kthyer në rutinë, por nuk mund të lejojmë që çmenduria dhe babëzia e një njeriu të na kthejë vite mbrapa. Shqiptarët meritojnë Evropën jo Edvin Ramën!” përfundon Paloka.