Zgjedhjet në Gjermani, ekstremi i djathtë fuqizohet në dy shtete

Partia e ekstremit të  djathtë, Alternativa për Gjermaninë, shënoi rritje të mbështetjeve në zgjedhjet e zhvilluara në dy shtete, e megjithatë jo aq sa për të rrëzuar koalicionet qeverisëse atje.

CDU-ja e kancelares Angela Merkel humbi vota në Saksoni por ruajti serish kryesimin me 32 përqind, kundrejt 27.5 përqind që siguroi AFD. Në Brandenburg, partia social-demokrate e qendrës së majtë, SPD, fitoi 26.2 përqind, ndërsa alternative për Gjermaninë 23.5.

Në të dyja shtetet, partitë e tjera do të diskutojnë krijimin e koalicioneve të reja, duke përfshirë ndoshta të gjelbrit por jo Afd-në.

Slogane të partisë Alternativa për Gjermaninë

Megjithatë rritja e mbështetjeve bëri partinë kundër emigrantëve të fliste për fitore, veçanërisht në saksoni ku votat e grumbulluara ishin 17.8 përqind më shumë se në zgjedhjet e 2014-tës.

Koalicioni kombëtar midis Demokristianëve dhe Social-Demokratëve pritet të zgjasë deri në zgjedhjet federale më 2021. Merkel planifikon të japë dorëheqje atë vit, ndërsa nga pozicioni i lideres së partisë ka hequr dorë që në fund të vitit të kaluar.