Merkato e verës/ Bundesliga mbyll “dyert”, Icardi pret zyrtarizimin te PSG-ja

Merkato e verës është futur në orët e fundit të saj. Katër kampionatet më të rëndësishme në Europë, ekipet italiane, gjermane, spanjolle dhe franceze kërkojnë që të bëjnë përforcimet e fundit për skuadrën e sezonit që sapo ka nisur.

Por me Bundesligën gjermane që e ka mbyllur merkaton në orën 18:00, tre kampionatet e tjera mund të përforcohen ende. Seria A italiane e mbyll merkaton në orën 22:00 dhe skuadra si Milani, Juventus, Inter dhe Roma janë në hapat e fundit për të përfunduar marrëveshjet me lojtarë interesant.

Ndërkohë, kampionatet që e mbyllin të fundit këtë merkato janë ai spanjoll dhe francez të cilët kanë mundësi për të zyrtarizuar lojtarë të rinj deri në mesnatë.

Emrat më të përfolur në këtë orë janë Mauro Icardi te PSG, Neymar JR te Barcelona, Bruno Fernandes te Reali i Madridit dhe një mbrojtës për Juventusin, me Jerome Boateng dhe Shkodran Mustafin që kryesojnë listën e Sarrit.