E sulmoi gjeli ndërkohë që mblidhte vezët në kotec, ndërron jetë e moshuara

Një grua e moshuar nga Australia Jugore ka ndërruar jetë pasi u sulmua nga gjeli që mbante në kopësht.

Sipas raportimeve, gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik për të respektuar familjen e saj, u sulmua nga gjeli ndërkohë që mblidhte vezë në kotecin që e kishte në kopësht.

Mendohet se gjeli i çau të moshuarës një venë të zgjeruar duke bërë që ajo të kishte gjakderdhje e më pas të ndërronte jetë.

Që pas këtij incidenti, njerëzit në vend janë paralajmëruar për rrezikshmërinë që mund të kenë disa kafshë apo shpendë që mbahen në shtëpi.

Ndërkohë, një profesor nga Universiteti i Adelaides, Roger Byard ka shpjeguar se edhe një grua tjetër e moshuar ka ndërruar jetë në të rrethana të ngjashme.

Vetëm se ne këtë rast ajo ishte ‘gërrivshutr’ keq në një venë varikoze nga një mace.

Studimi i profesorit rreth rreziqeve që bartin me vete kafshët që në dukje janë të parrezikshme, është publikuar së fundmi në revistën shkencore, ‘Forensic Science, Medicine and Pathology’.