Aksidentohen katër futbollistët shqiptarë në Librazhd, ja emrat

Katër futbollistë të Sopotit janë përfshirë në një aksident, mbrëmjen e sotme, në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas

Sipas burimeve, futbollistët po udhëtonin së bashku në të njëjtin automjet, kur ky i fundit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë moti i keq, i shoqëruar me stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Ndërkohë, mësohet se mjeti në të cilin ndodheshin futbollistët ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Për pasojë të lënduar lehtë gjatë këtij aksidenti raportohet se kanë mbetur futbollistët Ermir Lojku, Klajdi Hoxha, Orges Toçka dhe Funel Kushta. Gjatë pasdites së hënë në Qarkun e Elbasanit u regjistruan disa aksidente, por fatmirësisht pa viktima. /BW