Juve surprizon në merkato, pranë transferimit të mbrojtësit të Bayernit

Goditja e minutës Juventusin mund të jetë Jerome Boateng. Sipas mediave gjermane, mbrojtësi i Bayernit është një hap larg transferimit te bardhezinvje, të cilët në fakt kanë në dispozicion katër mbrojtës qendre si Bonucci, De Ligt, Rugani dhe Demiral, ndërkohë që Chiellini do të mungojë për disa muaj.

 

Mbrojtësi 30-vjeçar është jashtë planeve të trajnerit Kovac, i cili e përzgjodhi si titullar në finalen e Superkupës ndaj Dortmundit, ndërkohë që më pas është lënë jashtë në ndeshjet e kampionatit. Ai është stërvitur individualisht dhe është gati për t’u larguar pas 8 vitesh nga Bayerni, teksa Juventusi duket se do të jetë destinacioni i ri. /R.Lika-Koha Jone/