Skënderbeu fiton dhe merr kryesimin e Superiores, Partizani shijon 3 pikët e para

Nuk kanë fund surprizat në Kategorinë Superiore. Skuadra me vështirësit më të mëdha financiare për shkak të dënimit të rëndë nga UEFA, Skënderbeu, kryeson renditjen pas dy javëve të parë. Korçarët fituan 2-1 ndaj Laçit në transfertë.

 

Nëabueze kaloi në avantazh Laçin në minutën e 20-të pas një kundërsulmi të shpejtë. Në fillimin e fraksionit të dytë, Skënderbeu reagon duke gjetur golin e barazimit me një super gol të shënuar nga Dejvi Bregu. Korçarët luajnë mirë dhe në minutën e 66-të shënojnë një tjetër super gol me protagonist, Otto John që godet në hyrje të zonës. Skënderbeu ka pikë të plota pas dy javëve të para, 6.

Partizani ka arritur që të marrë 3 pikët e para në këtë sezon, duke mposhtur Luftëtarin në transfertë minimalisht 0-1. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Bruno Telushi me një goditje me kokë në minutën e 15-të. Të kuqtë krijuan shumë shanse shënimi, por pa mundur që të realizonin dhe golin e sigurisë.

Vllaznia ndërkohë nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Bylis, teksa këta të fundit siguruan pikën e parë në këtë sezon. /R.Lika-Koha Jone/