Policia jep detaje nga mbytja e vajzës 7 vjeçare në Durrës

Mesditën e sotme, një vajzë 7 vjeçare nga Podujeva është mbytur në plazhin e Durrësit.
Sipas raportimeve, mësohet se e mitura E.H. është asfiksuar nga uji, teksa kishte hyrë për tu larë.

7 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 27.08.209, rreth orës 13:40, ka ardhur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det.

Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.