Vazhdojnë protestat në Hong Kong, policia përdor gaz lotsjellës

Policia e Hong Kong-ut përdori të dielën gaz lotësjellës dhe nxorri për herë të parë pompat e ujit në përpjekje për të shpërndarë protestuesit anti-qeveritarë.

Të shtunën, protestat u bënë të dhunshme për herë të parë në gati dy javë, pasi qindra demonstrues të veshur me të zeza dhe të armatosur me shkopinj bejsbolli dhe shufra bambuje hodhën bomba me benzinë dhe tulla mbi policinë.

Ndërkohë, Kina liroi një punonjës të konsullatës britanike, Simon Cheng, ndalimi i të cilit nxiti tensione. Ai u arrestua për 15 ditë në Shenzhen, pak larg kufirit nga Hong Kong, për gjoja shkelje të rregullave të menaxhimit të sigurisë publike.

Autoritetet thanë se respektuan të drejtat ligjore të Simon Chengut, dhe thanë se ai kishte pranuar akuzat për të cilat ishte arrestuar. Kjo është një përgjigje standarte nga policia kineze, përkundër faktit që zotit Cheng nuk iu dha mundësia të mbrohej në gjykatë. Familja e Chengut tha në Facebook se ai ishte kthyer në Hong Kong.