Vasili me një kërkesë: Aman mos i bëni më komente në FB këtij Edi Ramës

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për komentet që iu kthen ndjekësve të tij.

“Aman mos i bëni më komente në FB këtij Edi Ramës se ky ngaqë s’bën asnjë gram punë do ta quajë që po punon kur ju kthen ato përgjigjet e tij idiote”, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Mos bëni më komente!!

Aman mos i bëni më komente në FB këtij Edi Ramës se ky ngaqë s’bën asnjë gram punë do ta quaje që po punon kur ju kthen ato përgjigjet e tij idiote.

Ah se harrova. Po që doni të degjoni një potpuri gënjeshtrash halucinante atëherë edhe mund t’i shkruani Edi Ramës dhe ai nuk do t’ju zhgënjejë.