Si ndodhi shpërthimi në karburantin në Lezhë, dalin detajet e reja

Dalin detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodhur në një karburant në Lezhë, mbrëmjen e kësaj të shtune.

Gjashtë persona mbetën të plagosur pas shpërthimit në pikën e karburantit, ku dy prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Të plagosur rëndë kanë mbetur dy punonjësit e karburantit, ndërsa katër të tjerët kanë pësuar dëmtime më të lehta.

Njëri prej tyre është transportuar për në Tiranë, në repartin e djegies.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur fillimisht tek depozita e karburantit.

Më tej ka shpërthyer një automjet me gaz pak metra më larg, duke shkaktuar edhe të lënduarit e tjerë.