Përfundojnë pushimet qeveritare, ja kur do mbahet mbledhja e parë

Nga 26 gushti asnjë prej ministrave nuk do të jetë më jashtë zyrës.

Këtë të mërkurë pritet të zhvillohet edhe mbledhja e qeverisë, ku fokusi është bilanci i punës dhe vendosja e piketave për secilën ministri.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga pushimet e tij në Shqipëri, ndërsa urdhri ka qenë që të gjithë anëtarët e kabinetit të pushojnë vetëm në vendin tonë.

Këtë e rikonfirmoi edhe vetë kreu i ekzekutivit në një postim përmes të cilit gjithashtu shuante zërat se kishte qenë vetë në Greqi për t’u çlodhur, siç pretendonin mediat greke.