Nuk ka dilema, Timo Werner firmos në Bundesliga

Nuk do të ketë Bayern Munich për Timo Werner.

Sulmuesi i ri gjerman ka vendosur të rinovojë marrëveshjen me klubin e tij aktual, RB Leipzig deri në vitin 2023. Lojtari që po kërkohej me kaq ngut nga gjiganti bavarez është shprehur mjaft i gëzuar për këtë vendim.

“Jam i kënaqur që kam nënshkruar me RB Leipzig dhe duke zgjatur kontratën time aktuale. Sigurisht, ky proces ka marrë shumë kohë, por unë me të vërtetë doja të isha plotësisht i sigurt se mund të ndërmarr hapat e mia të ardhshme në zhvillimin e këtij klubi. Tani unë mund të përqendrohem plotësisht në një sezon të suksesshëm sa të jetë e mundur -“tha ai pasi nënshkroi marrëveshjen e re.

23-vjeçari shihej si pasues i Robert Lewandowskit te Bayern, ndërsa në të kaluar ka pasur interes edhe nga Reali e Interi, por oferta e gjermanëve e ka bindur për të qëndruar nga Bundesliga.