Në luftë me leuceminë, Mihajlovic braktis spitalin dhe i bashkohet skuadrës

Pas 40 ditësh i shtruar në spital për të luftuar sëmndjen e leucemisë, Sinisa Mihajlovic do të jetë sot në stol për të drejtuar skuadrën e tij Bologna në sfidën e parë të këtij sezoni në Seria A kundër Verona-s.

Trajneri serb, doli nga spitali dhe u nis në drejtim të veronës, ku i është bashkuar skuadrës në hotel dhe sipas “Gazzetta dello Sport” do të jetë në stol do të marrë pjesë dhe gjatë ndeshjes.

Lëvizja Mihajlovic tregon vullnetin dhe dashurin që trajneri ka për sportin, ndërsa më herët ish-mbrojtësi i kishte premtuar lojëtarëve që do të ishte me ta gjatë ndeshjes së parë të kampionatit.