Monaco e rrit ofertën për Kessien, Milani afër ta pranojë atë

Franck Kessie mund të largohet nga Milani për t’iu bashkuar Monacos.

Mesfushori afrikan është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra franceze Monaco.

Bardhekuqt kishin bërë një ofertë prej 23 milionë eurove për lojtarin, por që u refuzua nga Milani.

L’Equipe ka raportuar se Monaco e ka rrit ofertën në 30 milionë euro, shumë që i ka kënaqur Rossonerët.

Milan tani po kërkon që përveç 30 milionëve të jenë edhe pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Marrëveshja mes klubeve duket shumë afër dhe Kessie pritet që të hënën të udhëtoj drejt Francës për testet mjekësore.

Lojtari do të fitoj një pagë dy herë më të madhe te Monaco ku do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare.

22-vjeçari që dy vite është pjesë e Milanit, derisa ka zhvilluar 96 paraqitje me fanellën kuqezi.