Makina kthehet përmbys rrugës për tek Gjiri i Lalëzit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën që të çon për tek Gjiri i Lalëzit. Siç shihet edhe nga pamje makina është kthyer përmbys në rrugë.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, ndërkohë që policia po heton për shkaqet e aksidentit.