“Ku do e shkarkosh kondicionerin?”- dhe nxori pistoletën duke e qëlluar

Në Shqipëri e humbet jetën për vogëlsi apo për  idiotsi të personave që janë të pagdhendur apo problematikë. Kështu ka ndodhur dhe me 26 vjeçarin që vdiq me një plumb në kokë prej vellërzve Kusi.

Dy prej punëtorëve në vilën e familjes Kusi ku u vra tre ditë më parë 26 vjeçari Indrit Çelaj kanë zbardhur detaje se si një vrimë për shkarkimin e tubit të kondicionerit përfundoi në vrasje.

Sipas dëshmive në prokurori të punëtorëve të vilës, ngjarja ka ndodhur në një nga tualetet e katit të parë të ndërtesës, e cila po ndërtohej në zonën e “Myslim Shyrit” në Tiranë.

Sipas punëtorëve, në vilë erdhi Griseldo Kusi, djali i pronarit, për të kontrolluar punimet.

“Kur na përshëndeti, dëgjoi një zhurmë. Eldo lëvizi dhe u bë nervoz. Shkoi të dëgjonte zhurmë dhe filloi të bërtiste me Indritin. Dëgjuam ti thoshte po këtu çfarë po bëhet.

Përse po e hap atë vrimë. Ku do e çosh shkarkimin e kondicionerit. Në përgjigje, Çelaj ka thënë se nuk e di unë ku do jetë shkarkimi”, mësohet të kenë thënë punëtorët në dëshminë e tyre.

Pas kësaj, Griseldo Kusi ka nxjerrë armën nga brezi dhe qëlluar me një plumb në kokë të riun, duke i shkaktuar rënien në koma dhe më pas vdekjen në spital.

Kjo është Shqipëria!

Për një vrimë kondicioneri të ikën jeta!

Realisht edhe shoqëri e pa emancipuar jemi.