I vënë zjarrin arës, digjet rrjeti elektrik në Fier

Një grup banorësh duke pastruar arat e korrura nga gruri i kanë vënë zjarrin sipërfaqes së tokës, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur rrjeti elektrik në fshatin Shenjëtar në Fier.

Policia dhe zjarrfikëset janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa OSHEE në momentet e para ka bërë stakimin e energjisë, për shkak se zjarri ka djegur rrjetin. Ndërkohë kanë nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin e autorëve.