Helikopteri përplaset me një avion të lehtë, 7 të vdekur

Të paktën 7 persona janë vrarë si pasojë e përplasjes në ajër të një helikopteri me një avion të lehtë, në Majorka të Spanjës.

Raportohet se dy prej viktimave ishin nga 18 vjeç.

Në bordin e helikopterit ndodheshin 5 të rritur dhe dy të mitur, ndërsa në avionin e lehtë ndodheshin dy persona.

Presidenti rajonal Francina Armengol tha se ekipet e urgjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa është dërguar edhe një prej ministrave të qeverisë.

Fotografitë e vëna në dispozicion nga shërbimi zjarrfikës vendas treguan mbetjet nga dy mjetet fluturues.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez shprehu solidaritet me familjarët e viktimave.