Dasma kthehet në tragjedi, vdes çift 5 minuta pas ceremonisë

Një çift amerikan vdiq tragjikisht në Teksas 5 minuta pas përfundimit të dasmës së tyre. Harley Morgan, 19-vjeç and Rhiannon Boudreaux 20-vjeç po udhëtonin me makinën e tyre kur një kamion që transportonte një traktor i goditi fort në autostradë dhe për pasojë çifti i ri ndërroi jetë në ditën më të bukur.

Dëshmitarët thanë për mediat amerikane se mjeki ku ndodheshin dy të rinjtë u rrotullua disa herë.

Autoritet amerikane thanë se drejtuesi i kamionit nuk ishte gabim, por gjithsesi, shoferi do të kalojë në testet e detajuara të alkoolit dhe të drogës, veprime këto që do të ndihmojnë hetuesit në përcaktimin e shkaqeve.