Arrestohet hajduti i xhepave 42 vjeçar i linjës Durrës – Plazh

Një person që grabiste lekët dhe sendet me vlerë të udhëtarëve të linjës Durrës-Plazh është arrestuar nga Policia e Durrësit.

Burimet nga policia bëjnë të ditur se personi me iniciale A.M, 42 vjeç, banues në Durrës vidhte fshehurazi portofolat dhe celularët e pasagjerëve të linjës së autobusit Durrës-Plazh.

Nga muaji qershor ai dyshohet se ka kryer të paktën 4 vjedhje ndaj personave të ndryshëm. Ai u arrestua në flagrancë pasi i kishte vjedhur portofolin një qytetari nga Mitrovica.

Sipas njoftimit të policisë ky person rezulton të këtë qenë I dënuar më parë për vjedhje.