Arbana dhe Xhemi me pushime bashkë, ja destinacioni i tyre tepër i veçantë…

Janë dy moderatore mjaft të njohura, por edhe mikesha “për kokë“. Ndaj nuk është cudi që Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu kanë zgjedhur të bëjnë një palë pushime bashkë.

Destinacioni i përzgjedhur megjithatë nuk është ndonjë vend i bukur bregdetar, sic mund të mendohej duke qenë se jemi në sezonin veror. Prezantueset kanë udhëtuar drejt Holandës.

Vendi që I ka joshur është Giethoorn, qetësia e të cilit duket I ka kënaqur pa masë. “ Ky vend ka qenë në listën tonë për shumë kohë“, ka shkruar Arbana, ndërsa në fotot e postuara prej saj shihen shtëpi të bukura karakteristike, gjelbërimi i madh, kanalat ujore; një vend ku sic shkruan moderatorja, nuk ka makina e bicikleta, vetëm shtëpi dhe varka!

ImageImage