Aksion blic i Policisë Vlorë, 7 të arrestuar për vepra të ndryshme

Policia e Vlorës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar në flagrancë 7 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Ata akuzohen për vjedhje, drogë dhe armë. Të dyshuarit kanë kryer veprat penale në 24 orët e fundit.

Ndër të arrestuarit janë edhe 2 shtetas nga Rusia, të cilat kanë tentuar t’iu shmangen detyrimeve tatimore.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Në vijim të punës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme, gjate 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar në flagrancë 7 persona për vepra të ndryshme penale.

Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim” shtetasit:

  • P. Xh., 23 vjeç, banues në Dhërmi.
  • K. Xh., 21 vjeç, banues në Dhërmi.
  • D. H., 31 vjeç, banues në Dhërmi.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lokalin e shtetases V.C në Dhërmi, kanë vjedhur një sasi parash prej 50.000 lekë të rinj.