Zvogëlohet hendeku me Mancesterin, Sanchez gjithnjë e më pranë Interit

Telenovela Sanchez mund të mbyllet shumë shpejtë me sukses. Ziklatërit pas dështimit të transferimit të Dzekos, nuk do të lënë t’u ikë nga duart ky rast.

Edhe për kilenin zikaltërit kanë hasur vështirësi, veçanërisht për rrogën e tij stratosferike, e cila është e papërballueshme për Serinë A.

Megjithatë tratativa vazhdon dhe ditën e djeshme palët kanë pasur disa kontakte. Duke qenë se United nuk ka siguruar Championsin, pjesa e rrogës që janë të gatshëm të paguajnë ka zbritur në 25%, që do të thotë se anglezët duan të paguajnë vetëm 13 milion euro.

Nga ana tjetër Inter nuk dëshiron të bëjë shpenzime stratosferike për rrogën e kilenit dhe ofron deri në 5 milion euro për rrogën e tij, edhe pse anglezët do të donin diçka më shumë. Sipas mediave italiane, të hënën dhe të martën mund të ketë zhvillime pozitive.