Zjarr masiv në Fushë-Krujë

Zjarret nuk kanë të ndaluar në vend. Një zjarr i përmasave të fuqishme ka rënë në këto momente në afërsi të fabrikës së çimentos në fshatin Zallë në Fushë Krujë.

Zjarrfikëset kanë zbarkuar në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.