Vret veten djali i miliarderit, nuk përballoi dot ndarjen nga e dashura

Djali i një tregtari miliarder në New York ka kryer vetëvrasje pasi u nda nga e dashura e tij.Kai Schachter-Rich ishte në një lidhje me modelen Lady Lola Crichton-Stuart, por mesa duket marrëdhënia e tyre ishte zbehur kohët e fundit.

21-vjeçari nuk e ka përballur dot ndarjen dhe ka varur veten, ndërsa mësohet se më parë kishte pirë një koktej me drogë.

Schachter-Rich ishte djali i tregtarit të artit në Neë York, Kenny Schachter dhe artistes Ilona Rich.Gjyshi i tij nga mamaja ishte Marc Rich, një financier i njohur si ‘mbreti i mallrave’, pasi themeloi një kompani shumë miliardë dollarëshe, Glencore.