Tirana e nis me spektakël Superioren, fitojnë dhe Teuta me Skënderbeun

Tirana e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, teksa në “Selman Stërmasi” mposhti me rezultatin 3-0 Luftëtarin me halle shumë. Bardheblutë e Memës e nisën vrullshëm takimin dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 30-të me anë të sulmuesit të ardhur këtë verë pikërisht nga gjirokastritët, Ismail Dunga.

Vetëm dy minuta më vonë ishte Grent Halili që dyfishoi shifrat, ndërsa një minutë nga fundi i pjesës së parë, Idriz Batha shënoi golin e tretë për bardheblutë, duke futur në kasafortë fitoren e parë.

Edhe Teuta mori një fitore të rëndësishme 1-0  Teuta në ndeshjen e parë sezonale përballë Bylisit në “Niko Dovana” të Durrësit. Skuadra e Blendi Shkëmbit shënoi golin e vetëm të takimit në pjesën e parë me anë të Renato Arapit, ndërsa më pas administroi mirë rezultatin.

Flamurtari udhëtoi pa shumë pretendime në Korçë dhe ia doli të rezistojë për më tepër se 90 minuta përballë Skënderbeut, por ishte pa fat pasi në fundin e ndeshjes, Gripshi shënoi golin e firores për korçarët.