Standarde në maternitet, binjaket fitojnë betejën e jetës

Pas 22 ditësh trajtim të specializuar në reanimacion në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, kanë fituar betejën e jetës. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. “Pas 22 ditësh në reanimacion, Leoni dhe Learti kanë fituar fituar betejën e jetës, falë punës së palodhur të stafit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë””, theksoi Manastirliu. Vetëm gjatë vitit 2018, u investua për 18 inkubatorë stacionarë, 11 inkubatorë transporti dhe 8 ekografi obstetrike-gjinekologjike në maternitetet e gjithë vendit.