Spektakël dhe “teatër”, Napoli mund mes polemikave Fiorentinën (VIDEO)

Napoli ka arritur një fitore spektakolare 4-3 ndaj Fiorentinës në transfertë. Skuadra e Ancelottit ka triumfuar mes shumë polemikave për shkak të arbitrimit.

Pulgar zhbllokoi ndeshjen në minutën e 9-të nga pika e bardhë, por Napoli do të reagonte në fundin e pjesës së parë. Mertens shënon një super gol në minutën e 38-të, ndërkohë që 5 minuta më pas bën “teatër” në zonë duke fituar një penallti. Nga pika e bardhë do të shënonte Lorenzo Insigne.

Firoentina reagon menjëherë në fillimin e pjesës së dytë duke gjetur golin e barazimin me Milenkovic, teksa serbi shënoi me kokë. Gëzimi i vjollcëve zgjati vetëm 4 minuta, pasi Callejon shënoi një super gol.

Kevin Prince Boateng nuk “emocionet” aspak dhe i përgjigjet me të njëjtën monedhë në minutën e 65-të, por sërish ekipi i tij pësoi një tjetër gol me autor Insignen. Te Fiorentina u aktivizua edhe Frank Ribery, teksa francezi u bë protagonist në shtesë me një episod të dyshimtë në zonën e Napolit, kur mbahet nga Hysaj, por për arbitrin dhe VAR nuk kishte penallti. /R.Lika-Koha Jone/