Shpërthen karburanti në Lezhë, 6 të plagosur

Një karburant ka shpërthyer në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë.

Policia bënë me dije së janë 6 persona të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.  Sipas Policisë, zjarrfikset kanë vënë nën kontroll zjarrin. “Ështe shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit. Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona. Njëri prej tyre po transportohet për në Tiranë në repartin e djegies.  5 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Zjarrfikësit po punojnë për elemimin e plotë të zjarrit. Shërbimet e policisë kanë vendosur perimetër sigurie dhe kanë larguar gjithë njerezit përrreth karburantit”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Siç shihet edhe në video, flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë karburantin.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur evakuimin e banorëve që jetojnë pranë karburantit ku ndodhi shpërthimi. Nga flakët janë dëmtuar edhe disa automjete. Policia njofton se forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë flakët dhe tashmë nuk paraqitet më asnjë rrezik.